Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pasi e kritikoi dje kryeministrin Albin Kurti se po e largon Kosovën nga Shqipëria, ka dalë sot sërish me një reagim të fortë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se nuk duhet të mendojmë se Albin Kurti është mërzitur me Shqipërinë për shkak të turistëve serb që erdhën këtë vit në plazhet e Sarandës.
“Mos mendoni se Albini është mërzitur me Shqipërinë, për shkak të turistëve serb që pushuan në plazhet e Sarandës, sepse ai s’është aq injorant sa mos ketë parë:
– Amerika është plot me turistë Japonez nga Hiroshima
– Izraeli plote turist gjerman nga Hamburgu.
– Berlini plot turist rusë nga “Stalindgradi”
– Madrid plot turist bask ….
– Londra plot me irlandez ……
Thjesht ky patriotizmi turistik është i njëjtë si tifozllëku artistik. Pas këtij debati Kosova e Albinit, u largua edhe disa vite nga Shqipëria. Gjithsesi një gjë është e sigurtë: “Albini shkon e vjen nga pushteti, por Kosova s’do e mohoj kurrë nënën Shqipëri.””, shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post