Bregdeti lindor i SHBA-së po përgatitet për mbërritjen e stuhisë tropikale “Henry”, e cila hyri në kategorinë e ciklonit dhe kërcënon me erëra të forta deri në 120 km/orë dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojë përmbytje, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Cikloneve (NHC). Duke pasur parasysh rrjedhën e tij të deritanishme, “Henry” pritet të prekë tokën si një ciklon.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ciklon në New York dhe New Haven, Connecticut, etj.
“Qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e tyre nga nivelet në rritje të ujit dhe potencialin për kushte të tjera të rrezikshme” tha “NHC”.
Guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker dhe Connecticut Ned Lamont mobilizuan Gardën Kombëtare në shtetet e tyre për të ndihmuar në operacionet e mundshme të shpëtimit dhe shkatërrimit. Në New York zyrtarët e shërbimeve të urgjencës paralajmëruan se reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e mëdha mund të shkaktojnë përmbytje në rrugë./ Abcnews
VIDEO:
TROPICAL UPDATE: #Henri is now a Category-1 #hurricane, with sustained winds of 75 mph. @NOAA's #GOES16🛰️ is tracking it very closely as #Hurricane and #StormSurge Warnings continue for parts of New York and New England. More: https://t.co/oMuv0n3iSc pic.twitter.com/lnZf5lV37K
— NOAA Satellites – Public Affairs (@NOAASatellitePA) August 21, 2021
Diskutime rreth kësaj post