Këngëtari serb, Goran Bregoviq, ka zgjedhur ta këndojë këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe në Festën e Birrës në Korçë, e cila supozohet se përçau bendin “Bijelo Dugme”.
Kështu ka bërë me dije Bashkia e Korçës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka pritur që publiku t’i ofrojë mikpritje këngëtarit serb.
“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë. Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, shkruhet në postimin e tyre.
Përkundër presionit të madh publik të një rangu të gjerë të artistëve shqiptarë, Bashkia e Korçës ka vendosur që ta lejojë Bregoviqin të përformojë në Festën e Birrës. Ai do përformojë në natën e fundit të këtij festivali.
Këngëtari serb ka marrë një sërë kritikash, duke thënë se “ka inspiruar masakrat serbe ndaj shqiptarëve”.
Në një emision televiziv serb (Qirillica), në vitin 2019, Bregoviq pati folur për një takim me ish-udhëheqësin politik serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për rrethimin e Sarajevës, për krime lufte dhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë.
Bregoviq deklaroi se e ka takuar një herë Karaxhiqin në hollin e një hoteli në Beograd dhe se ai e pyeti: “ Si po shkon gjëja jonë?”. Karaxhiq iu përgjigj: “Do t’i marrim 100 për qind”.
Pas kësaj deklarate pati reagime të ashpra dhe Bregoviq më vonë tha se pyetja dhe përgjigja e Karaxhiqit kishin të bënin “me lojën me letra në një hotel dhe jo me luftën, e cila as nuk kishte filluar”.
Disa muaj më vonë, ai përsëri provokoi reagime dhe komente në rrjetet sociale kur bëri një fotografi me Sonja Karaxhiq, vajzën e Radovan Karaxhiqit.
Fotografia e përbashkët u postua në Twitter nga vetë Sonja Karaxhiq.
Diskutime rreth kësaj post