Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj që të dërgojë avionë për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve afganë, duke i dërguar ata drejt vendeve të huaja që do te tregojnë interes për t’i pritur dhe akomoduar.
Ka qenë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ai që ka deklaruar se përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan kanë siguruar se nuk ka asnjë pengesë për dërgimin e avionëve rusë në Kabul, teksa shtoi se siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar.
Deklarata e Lavrovit:
“Duke u nisur nga situata qe po vezhgohet tani per tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftesia e një sere shtetesh perëndimor te organizojne evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kane një mundësi të tillë.
Me qellim parandalimin e përkeqësimit te situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do te tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.
Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”, deklaroi Lavrov.
Diskutime rreth kësaj post