Fillimisht, kur mediat raportuan se Aurela Hoxha ishte bërë nënë për herë të parë, të gjithë menduam se fotot që ajo postonte ishin të vjetra. Mirëpo, kur ajo vetë konfirmoi lajmin dhe publikoi foto me të birin, na la të gjithve gojëhapur me fizikun e saj. Në fakt, Aurela ka patur gjithnjë linja perfekte, por na surprizoi se sa shpejt u rikthye në formë menjëherë pas lindjes. Kështu, ai që na intereson të dimë është “sekreti” të cilin Aurela e ka zbuluar së fundmi.
Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instastory, ku ndër të tjera është pyetur se si është kaq në formë. “Pa gjumë”- është përgjigjur Aurela duke treguar se ka ndikuar edhe lodhja në humbjen e kilogramëve të marrë gjatë shtatzënisë. “Si ia dole që i ke format perfekte?”, i ka shkruar një tjetër. “Jepi pak kohë vetes, pa stres dhe sigurisht do rikthehesh në format e tua”, ka shkruar Aurela, duke treguar se kjo është rruga që ka ndjekur ajo.
Aurela u bë nënë në muajin maj por e zbuloi vetëm pak javë më parë lajmin e bukur. Ajo ka sjellë në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin Alaron. Së bashku me të voglin dhe partnerin e saj me të cilin ka 6 vite që është në një lidhje, Aurela jeton në Spanjë.
Diskutime rreth kësaj post