Avokat Spartak Ngjela ka evidentuar problemet që kanë shqiptarët, të cilat na sjellin këto probleme sot. Përmes një postimi në Facebook ai ka renditur tetë pika, në të cilat sipas tij çalojnë më shumë shqiptarët dhe vazhdojnë të gabojnë prej vitesh. Një ndër më kryesoret ai ka renditur argumentin se, ne nuk kemi perceptimin dhe respektin e duhur për atdheun tonë dhe kjo është një e keqe e madhe. Nga ana tjetër, sipas Ngjelës shumë problem është edhe fakti që ndër vite elita politike në vend i ka shitur qytetarët dhe kombin, ndërsa ne i kemi vlerësuar pa kërkuar të drejtën. Sakaq, ai rendit si një tjetër problem argumentin që pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë dëshirë të largohen dhe jo të kontribuojnë në vendin e tyre.
“Çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta. Cilat duket se janë sot defektet tona? Tetë janë defektet tona thelbësore, në këtë kohë historike që po jetojmë. Ne shqiptarëve: Na mungon qartësia në lidhje me atdheun: pa atdhe, je jetim. Deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar. Me mendjelehtësi, mendojmë se diku gjetkë është më mirë dhe e kuptojmë se në Shqipëri është më mirë nga kudo, vetëm atëherë kur jemi larguar prej saj. Nuk i respektojmë elitat dhe adhurojmë njeriun e rëndomtë”, shkruan Ngjela.
Ndër të tjera ai sheh si një defekt jo të vogël tek shqiptarët që gjithmonë kanë tendencën të respektojnë njerëzit e rëndomtë dhe të nënvlerësojnë ata që janë vërtet kontribut dhe pasuri për vendin. Sipas avokatit edhe keqpërdorimi i fesë, i ka lënë të prapambetur dhe në vendnumëro shqiptarët. Të gjitha këto, sipas tij, bëjnë që më të mirët të largohen nga vendi.
“Dashuria për njeriun e rëndomtë, na ka hequr mundësinë e zhvillimit të madh. Midis një gënjeshtre të madhe dhe një të vërtete të vogël brenda saj, adhurojmë gënjeshtrën e madhe. Nuk jemi pasionantë ndaj dogmave fetare, por i duam shumë përrallat për historinë false dhe na magjepsin tregimet antishkencë. Kemi inteligjencë të lartë, por nuk e vëmë në lëvizje atë në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë. Po cilësitë tona pozitive, cilat janë”, përfundon avokati.
Diskutime rreth kësaj post