Maqedonia e Veriut është gati të presë 450 afganë të evakuar nga Afganistani. Ende grupi i parë nuk po vjen, por autoritetet maqedonase kanë marrë të gjitha masat pasi i thanë ‘po’ kërkesës së SHBA.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev konfirmon se përveç 450 afganëve të parë priten dhe 70 të tjerë ndërsa kapacitetet në vend janë për të strehuar deri në 1 mijë e 800.
“Sigurisht që kemi kapacitet. Tani numri lëviz nga 450-500, por ne ofruam edhe më shumë kapacitet, sepse kemi më shumë mundësi. Ende nuk e dimë saktë edhe sa nevojë do të ketë. Por kapacitet tona janë për të strehuar 1000, 1200, apo 1800 afganë. Ne kemi konfirmuar rreth 450, ndërsa po verifikohen edhe 70 të tjerë.”– deklaroi Zoran Zaev.
Shqipëria është po ashtu ndër vendet e para që pranoi të strehojë afganë teksa kryeministri Rama ka deklaruar se vendi ynë mund të presë deri në 3 mijë.
Diskutime rreth kësaj post