Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.
Goja dhe mishrat e dhëmbëve
Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lemuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut. Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.
Lëkura
Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lekurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminës C dhe K, dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.
Flokët
Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.
Sytë
Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A, të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer.
Diskutime rreth kësaj post