Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pritur në Tiranë Kongresmenin amerikan Mike Quigley i cili përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois.
Ai ka qëndruar dy ditë në Tiranë, më 18 dhe 19 gusht teksa është takuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në një postim në “Facebook”.
Postimi i Ambasadës:
“️ Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasadoren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për ta modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, shkruan ambasada e SHBA.
Diskutime rreth kësaj post