UNHCR, Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka shprehur shqetësim për nevojat humanitare në Afganistan. Agjencia kërkon mbështetje në mënyrë që të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë të mos harrohen.
Po ashtu, UNHCR ka bërë thirrje që kufijtë e vendeve fqinje të mos mbyllen dhe që refugjatëve t’u jepet azil, në çdo mënyrë që ata të shpëtojnë. Për të ndihmuar personat e zhvendosur dhe ata që gjenden ende në vend nevojiten urgjentisht të paktën 68 milionë dollarë amerikanë, sipas agjencisë.
Diskutime rreth kësaj post