Para pak ditësh, Blendi përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehu qëndrimin e tij “Pro” ardhjes së afganëve në vendin tonë, duke renditur edhe arsyet. Por, siç mund ta keni parë, faqe të ndryshme meme-sh realizuan montazhe të ndryshme të Fevziut pas kësaj deklarate, duke e lidhur me Afganistanin.
Një prej tyre e paraqet gazetarin me veshje tipike afgane e me mustaqe në studion e tij në “Opinion”. Me gjithë sportivitetin që e karakterizon, e ka postuar atë në llogarinë e tij të Instagramit, duke shkruar: “Që më shkon më shkon. Po emrin si mund t’ja vë?”
Kjo nuk është hera e parë që Fevziu ka pranuar me sportivitet dhe ka vendosur që t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale memet që lidhen me të, duke treguar se e përqafon humorin. Vetë gazetari ka shprehur vlerësimin e tij për krijuesit e fotove të tilla komike, duke thënë se janë kreativë dhe humori i tyre është pikant.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post