Partia Demokratike i është përgjigjur dje ashpër kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit për akuzat e hedhura për nxjerrjen e studentëve nga konviktet, që të strehohen afganët, ndërsa ia ka numëruara një për një të gjitha skandalet që e kanë shoqëruar kryesocialistin që kur ishte në opozitë dhe deri sot që është në pushtet prej 8 vitesh.
Ka qenë deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, që deklaroi ditën e djeshme gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, se shqiptarët e dinë mirë se kush shpif, ndërsa e akuzoi shefin e qeverisë se ka penguar liberalizimin e vizave.
“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite, shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave”, – deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi.
Ndërkohë dy ditë më parë edhe deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi situatën në Afganistan, i cili u shpreh se shkatërrohet kur sheh njerëz të braktisur. Në një postim në Facebook, Salianji u shpreh se Rama ka paturpësinë të flasë për vlera, kur vetë është modeli i antivlerave dhe i korrupsionit. Salianji u shpreh se ai është shkaktari i shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, të varfërimit të popullsisë dhe të largimit të tyre nga vendi.
“Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë”, – shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post