Shqipëria po përgatitet për të strehuar rreth 3 mijë qytetarë afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talibanëve.
Gazetari Ben Andoni gjykon se duhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje. Sipas Andonit rreziku në vendin tonë shtohet pasi afganët pritet ti mbivendosen një tjetër grupi të madh muxhahedinësh, të cilët prej kohësh janë të strehuar në Manzë.
Deklarata e Andonit:
“Ne kemi një grup shumë të madh muxhahedinësh në Manzë, të cilët vazhdimisht janë referuar që kanë ngacmime nga shërbimet e Iranit. Madje në Shqipëri janë arrestuar njerëz të tillë. Ardhja e një pjese tjetër ne na dyfishon kërcënimet. Të gjithë institucionet e shtetit shqiptar duhet të jenë të kujdesshëm. Ajo që më bën përshtypje është si është e mundur që në një situatë të tillë nuk mblidhet Këshilli i Sigurimit të Vendit.Këshilli i Sigurimit e ka të detyrueshme të mblidhet të paktën një herë në 3 muaj me Kushtetutë, por sa kohë ka që Këshilli i Sigurimit nuk mblidhet?Ne kemi një komunitet shumë të madh myslimanësh në vendin tonë nga ku mund të infiltrohen shumë njerëz dhe mund të krijojnë problematika. Këshilli i Sigurimit të vendit tonë duhej të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje”, u shpreh Ben Andoni.
Diskutime rreth kësaj post