Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë arrestuar 9 shoferë mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
4 prej tyre për drejtim mjeti pa patent dhe 5 në gjendje të dehur. Në Bypassin e Fierit është konstatuar një makinë që udhëtonte me shpejtësi 185 km/h.
Policia rrugore ka gjobitur 1654 shoferë për shkelje të ndryshme.
Njoftimi
“Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Si rezultat i monitorimit me radar dhe alkooltestues, janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.
Po si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.”, shkruhet ne njoftim.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post