Janë evakuuar nga Afganistani katër shtetas të Kosovës, bën me dije Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.
Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.
MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Përveç evakuimit të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan, Kosova pritet të pranojë edhe një numër shtetasish afganë që kanë punuar me forcat amerikane, por të cilët do të evakuohen nga Afganistani për shkaqe sigurie, derisa atyre t’iu përgatiten vizat amerikane.
Diskutime rreth kësaj post