Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan të mërkurën se Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe familja e tij u pranuan në vend “për arsye humanitare”.
Ashraf Ghani u largua nga vendi i tij me rrugë ajrore pasi Talibani hyri në Kabul të dielën, ku sipas Ambasadës Ruse u arratis me 4 makina plot me para.
Ministria e Punëve të Jashtme të EBA-së deklaroi përmes një komunikate me shkrim se Ghani dhe familja e tij u pranuan në vend “për arsye humanitare”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.
President i Afganistanit që nga viti 2014, Ghani njoftoi të shtunën se do të vazhdojë të mbrojë atdheun e tij kundër talibanëve si president.
Sidoqoftë, Talibani rrethoi kryeqytetin Kabul të vendit të dielën dhe e mori atë nën kontrollin e tij të plotë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u tërhoqën nga kryeqyteti.
Presidenti i Këshilli i Lartë për Pajtimin Kombëtar të Afganistanit, Abdullah Abdullah, duke konfirmuar largimin e Presidentit Ghani me një video që ai shpërndau nga llogaritë e tij në rrjetet sociale, tha se “ai e braktisi Afganistanin në një kohë të vështirë dhe Allahu do t’i kërkojë llogari për këtë”./TRT
Diskutime rreth kësaj post