Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në duart e amerikanëve. SPAK po jep sinjale se nuk do tolerohen zyrtarët e korruptuar, por me futjen në lojë të Byrosë së hetimit situata do të jetë shumë më ndryshe.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara mirëpriti sot në Shqipëri ish-agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.
Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.
Diskutime rreth kësaj post