Limoni është i pasur me ushqyes dhe sjell një numër të madh përfitimesh për organizmin. Prandaj uji me limon këshillohet të pihet në çdo stinë. Por gabimi që shumë njerëz bëjnë është që e pijnë esëll në mëngjes. Kjo gjë është tërësisht e gabuar, pasi mund të irritojë stomakun për shkak të aciditetit të lartë që limoni ka.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të pini nga pak pas çdo vakti. Nëse deri më tani e keni pirë ujin me limon sepse doni të dobësoheni, atëherë po ju japim edhe disa arsye të tjera.
Perfekt kundër sëmundjeve të stinës
I pasur me vitaminë C, uji me limon është një prej ilaçeve natyralë më të mirë që ndikon në forcimin e sistemit imunitar.
Pakëson dhimbjet e kyçeve
Përveç vitaminës C, uji me limon është i pasur edhe me kalcium, që do të thotë se ju bën mirë për shëndetin e kockave. Kush vuan nga dhimbjet e kyçeve, do të vinte re një përmirësim nëse për 3 javë do të bënte një “terapi të ujit me limon”.
Parandalon diabetin
Kjo pije ka fuqitë “magjike” të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.
Përmirëson tretjen
Nëse pihet pas vakteve, uji i ngrohtë me limon mund të përmirësojë tretjen falë pranisë së acidit citrik.
Ju dobëson
Arsyeja pse të gjithë e adhurojnë ujin me limon është sepse ndikon në reduktimin e peshës trupore. Sigurisht që nuk po flasim për një pije mrekullibërëse, por nëse shoqërohet me aktivitet fizik dhe me dietën e duhur, mundëson uljen e peshës, pasi djeg yndyrnat në trup. Kjo pije gjithashtu të krijon ndjesinë e ngopjes.
Diskutime rreth kësaj post