Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për një media spanjolle ka konfirmuar se në vendin tonë brenda kësaj jave do të vijnë 1 mijë refugjatë afganë.
Sipas kryeministrit, në Shqipëri do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.
Më tej, media spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani.
Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve në vendin tonë. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Greqisë, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet sërish portë pritëse për refugjatët nga Afganistani.
Kujtojmë se nga momenti në moment pritet që në vendin tonë të mbërrijnë rreth 300 afganët e parë, që do të strehohen në hotele dhe konvikte të Tiranës dhe Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post