Prej disa kohësh, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë dashurie.
Modelja së fundmi ka dhënë një intervistë për Revista Class, ku nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë.
E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T ish-Missi Shqiptar tregoi se ‘Kapo’ i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.
“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde, ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia, e kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim eshtë “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja.
I them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: ‘E di, o maa’”.
“Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë.
Diskutime rreth kësaj post