Florian Marku në pak vite qëndrim në Londër ka arritur të depërtojë mes më të mirëve në boks dhe tashmë sfidon Maxim Prodan në “Tottenham Stadium” më 25 shtator nën sytë e 78 mijë spektatorëve.
Marku është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe herë pas here i karikon fansat e tij. Këtë e ka bërë edhe sot, duke publikuar një video të një ndeshje të tij në Greqi, ku është rritur, ndaj një kundërshtari një dekadë më të madh.
Postimi:
“Kam fituar shumë ndeshje të forta që shumica prej jush nuk keni parë. Që kur kam qenë i vogël në Greqi jam ndeshur gjithmonë me më të mëdhenj me mbi 10 vjet diferencë . Kam punuar shumë fort gjithë jetën time për t’u bërë i njohur dhe për t’i bërë krenar familjarët e mi dhe gjithë Shqipërinë .
Me datë 25 shtator ndeshem në një stadium me 78.000 shikues për titullin tim të parë në boks. Ju jap fjalën që do jap shpirtin për fitoren kundra ukrainasit dhe s’do ju zhgënjej”, shkruan Marku.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post