Turqia po ndërton një mur të lartë betoni në kufirin me Iranin për të parandaluar hyrjen ilegale të emigrantëve, veçanërisht atyre nga Afganistani, të cilët po largohen nga vendi në masë pasi talebanët hynë në Kabul, transmeton InfoShqip.
Sipas agjencisë AFP, pesë kilometra të murit tashmë janë duke u ndërtuar, dhe plani i Turqisë është të ndërtojë një mur të gjatë 295 kilometra.
“Ne po ndërtojmë një mur modular. Pjesa më e madhe ka mbaruar. Pothuajse 150 kilometra themele janë gërmuar” – tha Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar të dielën pasi vizitoi kufirin me Iranin.
Ai shtoi se pajisjet moderne, të tilla si pajisjet e mbikëqyrjes së natës dhe sensorët akustikë, përdoren për të siguruar kufirin.
“Eshtë bërë shumë e lehtë të zbulosh lëvizshmërinë në kufi” – tha ministri turk, siç raportohet nga “Hurriyet”.
Kujtojmë, pasi talebanët morën kontrollin mbi pjesën më të madhe të Afganistanit dhe kryeqytetin Kabul, mijëra njerëz kërkuan strehim jashtë kufijve të vendit të tyre. Supozohet se një numër i madh i afganëve do të shkojnë në Iran, dhe më pas në Turqi, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet turke./InfoShqip.com
VIDEO:
VIDEO: Turkey is building a wall along its border with Iran to prevent a new influx of refugees, mainly from Afghanistan as the Taliban take over the country.
For now, a 5km section is under construction but Turkey is aiming to build a 295km-long wall on its Iranian border pic.twitter.com/YJAZgUOEGa
— AFP News Agency (@AFP) August 17, 2021
Diskutime rreth kësaj post