Analisti i njohur Ben Andoni shprehet se vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar afganët, duket më shumë si një vendim personal i kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë së rreth këtij vendimi për t’i pritur afganët, nuk ndihen as institucionet e tjera me interes për vendin.
“Nuk dimë si është marrë ky vendim, e me kë është marrë, sepse duket sikur Rama, vendimin e ka gati personal, sepse në këtë aspekt, instancat e tjera, gati nuk ndihen fare. Janë momente kur ti kupton shtetin se ku është, po të kenë edhe përgjigjen e institucioneve të tjera, të disa ministrive konkrete, por kjo duket si diçka e improvizuar”, – tha ai për MCN Tv.
Analisti Andoni lidhur me këtë aspekt, ka edhe një kritikë për institucionin e Presidentit.
“Presidenti e ka detyrim, që një herë në muaj, ose edhe në tre muaj, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ky institucion, jo vetëm që do të duhej mbledhur, por ne do të duhej të dinim ca gjëra që kanosen në të ardhmen e vendit, këtu presidenti nuk ndihet”, – tha Andoni.
Andoni shprehet në analizën e tij, se mund të ketë rrezik të sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe se sipas tij, tani është koha të mendohet për rritjen e sigurisë dhe këtu përfshihet edhe forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.
Ai thotë se në të dy vendet, as nga Rama e as nga Kurti, nuk është bërë e qartë projekti se si do të priten këta qytetarë nga Afganistani.
“Qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, është thënë që qasjen e parë me këtë problem e kanë pasur para një muaji sikurse edhe Kurti, ndërkohë qe mediave nuk i është bërë e qartë asgjë, dhe pamë që qeveria shqiptare ka improvizuar pjesën se ku do të rrijnë afganët”, – u shpreh Andoni.
Diskutime rreth kësaj post