Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Reagimi i Manjanit ka ardhur pas deklaratës së Veliajt për djegien e Sarajeve të Toptanëve.
Postimi i plotë:
“Kam biseduar me Ramën dhe në shtator qeveria do ta shpronësojë godinën e Sarajeve..”- thotë Erion Veliaj. E lëmë mënjanë gjuhën mashtruese e justifikuese, por ligjërisht në mënyrë flagrante është i pasaktë!
Shpronësimi për interes publik nuk fillon nga biseda me Ramën. Se as Rama e as mamlukët e tij nuk janë pronarë të Shqipërisë.
Shpronësimi është proces Kushtetues dhe ligjor strikt. Procedura fillon me argumentimin përse i shërben interesit publik dhe me ngritjen e komisionit shtetëror për vlerësimin e pasurisë’, – shkruan Manjani në rrjetet sociale.
“Shpronësimi kërkon fond në dispozicion dhe gatishmëri për pagesën e blerës së dakordësuar.
Askund në Ligjin e Shpronësimeve nuk do gjeni detyrimin “për të folur me Ramën”. Po kur rrejnë nuk arrijnë ta masin gjatësinë e saj…
Fjalë e rrenë e kanë! Përveçse rrejnë, janë dhe të ligj…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post