Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar përkohësisht emigrantët afganë.
Manjani me ironi i propozon patronazhistes së tij që të marrë në shtëpinë e saj 10 afganë dhe të mos i lërë të rrinë në konvikt.
“Patronazhisten time e ftoj të marrë në shtëpinë e saj 10 Afganë, 5 intelektualë dhe 5 të pasur.
Nuk ka kuptim t’i lërë intelektualët dhe pasunarët që do na vijnë nga Afganistani, në konviktet me lagështirë dhe me hale të pisëta në fund të koridoreve…
Kështu zbatohet më mirë urdhëri i Bosit.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post