Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka zbardhur një pjesë nga fjala e Kreut të Qeverisë në një intervistë për “The Guardian”.
Kreu i Qeverisë është pyetur për situatën në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar një numër të caktuar afganësh të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.
“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri”, – tha Kryeministri Rama për median “The Guardian”.
“Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, – shtoi kryeministri.
Më tej Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se nuk mund ta kuptonte “se vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”.
“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, – u shpreh më tej Rama.
Diskutime rreth kësaj post