Godinat nr. 24 dhe 25 që strehonin vajza tek Qyteti Studenti janë tashmë të boshatisura në pritje të shtetasve afganë që po largohen nga frika e Talibanit në vendlindjen e tyre.
Mësohet se fillimisht vajzat që jetonin në këto godina nuk kanë pranuar të zhvendosen por më pas punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve e liruan godinën. Vajzat do të zhvendosen tek godina 27 dhe 28.
Kujtojmë se për të akomoduar afganët janë duke u bërë gati katër godina të konvikteve të Qytetit Studenti.
Siç bëri të ditur më herët gjatë ditës “Zëri i Amerikës”, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë. /abcnews
Diskutime rreth kësaj post