Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi shprehet i bindur se Shqipërisë nuk i kanoset asnjë rrezik nga strehimi i afganëve. Në një intervistë për MCN, Klosi u shpreh se problem do të jetë vetëm strehimi i tyre.
-A e ekspozon ky vendim përballë ndonjë rreziku Shqipërinë?
Rreziqet i sajon media. Nuk ka asnjë rrezik. Do vinë një mijë vet, problem do jetë deri te strehimi, ata do rrinë ca kohë dhe do ikin dhe nuk besoj se do ketë ndonjë rrezik.
-A duhet të ekzistojë frika për të infiltruar?
Ardhja e tyre është e të njëjtës natyrë me ardhjen e muhaxhedinëve. Edhe ata ishin aleat të amerikanëve të vendosur në Irak. Atje situata ndryshoj dhe ata u detyruan t’i largojnë dhe sot ata kanë ngritur një kamp këtu ku jetojnë. Dhe besoj se dhe për këta do jetë e njëjta situatë. Afganasit që do vinë nuk do bëjnë atë që bënë iranianët sepse nuk janë të organizuar. Ata të pëlqen si i kanë rregulluar punët. Dhe besoj se afganët nuk do kenë qejf të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se këta do jenë përkohësisht. Por fenomeni që i ka sjell këtu janë pak a shumë të ngjashme. Shqipëria është e sigurtë.
Diskutime rreth kësaj post