Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rrjetet sociale kritikës së një qytetari për pranimin e strehimit të afganëve në vendin tonë.
Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se merr vendime në kokën e tij pa u diskutuar me asnjë.
”O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti kët vend, dhe po e përdorë sikur të jetë pron e jotja, nuk jam kundra emigrantëve po jam kundra sjelljes Tana, të duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vetë pa e diskutu me njeri, mos harro se nuk ashtë pron e jotja Shqipëria, kan luftu të tjerë, ti e gjete gati prandaj çdo vendim që ka të bëjë me të ardhmen e shqipëtarëve mos e merr me kokën tane” – shkruan qytetari.
Rama ndërkohë nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke e siguruar se nuk i merr vendimet vetë, por me autorizimin e popullit që i dha mandatin e tretë.
“Jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit që na dha për të tretën herë besimin që të bëjmë pikërisht këtë, të marrim vendime e të bëjmë më të mirën për Shqipërinë” – i kthehet Rama.
Shqipëria ka vendosur të strehojë refugjatë afganë me kërkesë të SHBA. Të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova.
Diskutime rreth kësaj post