Kryeministri Rama jep lajmin e mirë se Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ i është shtuar një laborator i ri me standarde ndërkombëtare.
Këtë laborator e ka inspektuar sot nga afër edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Ministrja Ogerta Manastirliu inspekton Laboratorin e ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” i cili i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e shërbimit për nënat dhe fëmijët
Laboratorët me shërbim të standartizuar, tashmë janë funksionalë në 10 spitale, ku jo vetëm janë shtuar pajisjet e reja, por është rritur edhe gama e analizave.
Rrjet i digjitalizuar i 18 laboratorëve në spitalet publike do të ofrojnë cilësi dhe siguri më të lartë shërbimi për qytetarët.”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post