Avokat Altin Goxhaj ka reaguar pasi kryeministri Rama konfirmoi dje se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar përkohësisht emigrantët afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Goxhaj bën të ditur se nga burime të sigurta është informuar se fillimisht në vendin tonë do të vijnë 7500 afganë. Madje brenda javës do të vijnë 600 të parët, të cilët sipas tij do vendosen në Cërrik, Golem dhe Pukë.
Postimi i plotë:
EKSKLUZIVE: JA KU DO I PLASIN 7500 AFGANËT E PARË.
Burimi është i sigurtë brenda sistemit.
Ju e dini që burimet tona kanë rekorde besueshmërie
Kam ca info interesante per keta afganet…
Paketa e pare 7500 individe…
Po i grumbullojnë ne Turqi dhe Irak fillimisht.
Breda javes sjellin 600 te paret.
Do jene 3 qyteza, Cerrik, Golem (Kavaje) dhe Puka…
Nuk do kete kampe por qyteza.
Do ngrihen me prefabrikat dhe dru.
Do jene si kampi i Manzes qe ka 4000 muxhahedin.
Do jene 2500 ne Cerrik, 2500 ne Golem dhe 2500 ne Puke mendohet…
Se sa vijne me pas nuk di te them por kjo eshte partia e pare e DASH.
Qeveria do thote se ershen vetem 600 intelektueler…
Parafabrikatet duhet të kenë ardhur qe me operacionin e madh, stervitjen e madhe “Defender Europe”.
Kane ardhur konteinere te tere dhe jane depozituar ne Kuçove dhe ca reparte te tjera ne Elbasan Durres dhe Tirane…
Do montohen dhe do jene qyteza… per 5-6 vite… ato mandej mbase i mbushin me te tjere.
Po planifikojne ndertimin e banesave me dru aty po nga keta te fortet e Pukes… keta do ta marrin tenderin per ngritjen e kampeve.
Jane dy fshatra ne Periferi te Pukes, Lyf dhe Kçira.
Ato do ti rindertojne dhe do ti bejne komode per keta, me pretendimin se shume afgane jane nga zona malore dhe jane te teritor te pershtatshem.
Ndaj i vune dhe zjarrin ca livadheve atje.
Puna eshte se banoret kane kohe qe e kane marre vesh… ne Puke dhe jane tremb shume… sidomos ata te dy fshatrave se mos u marrin tokat.”, – ka shkruar Goxhaj
Diskutime rreth kësaj post