Ndeshja e parë pa Messi-n rezultoi e suksesshme për Barcelonën. Blaugranët e kanë nisur me fitore sezonin e ri në ‘Camp Nou’ duke mposhtur 4-2 Real Sociedadin.
Golin e parë e shënoi Pique i cili është i vetmi lojtar tek Barcelona që pranoi shkurtim drastik të pagës. Më pas do të ishte danezi Braithwaite që do të shënonte dy gola radhazi.
Sociedad u ‘zgjua’ në fund dhe shënoi dy gola të shpejtë me Cuenfuegos dhe Orayzabal, por Sergi Roberto i vendosi vulën fitores.
Rey Manaj ishte në stol me numrin 14, por për sulmuesin shqiptar sot nuk kishte minuta.
Diskutime rreth kësaj post