Ish-kryetari i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar për çështjen e strehimit të afganëve në Shqipëri. Patozi shkruan se “edhe për të hapur derën e shtëpisë duhet takt”.
Postimi i Patozit:
“EDHE ME HAP DERËN E SHTËPISË DUHET TAKT
Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ky është lajm i mirë. Ndonjë përjashtim i vogël thjesht e përforcon më shumë rregullin. Natyrisht, do të gjenden gjithmonë arsye të veçanta patriotike dhe do të bëhen bilancet e përhershme se kush do të përfitojë politikisht prej kësaj, por jemi mësuar tashmë me këtë histori. Ajo ndodh pas çdo ngjarjeje, që nga zjarret e kullotave tona, e deri tek ngrohja globale, ndaj dhe nuk ka pse të mos përsëritet.
Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë. Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm. Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka “çelësat” e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me “plaçkat e trupit”. Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve.”-shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post