Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për famijlarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, që tronditi një ditë më parë Haitin, duke u iu marrë jetën të paktën 304 personave.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.
Postimi i Metës:
“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post