Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për kërkesën e SHBA-së për të strehuar afganët në Shqipëri dhe Kosovë.
Çitaku i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pranojë afganët e rrezikuar nga lufta. Në një postim në mediat sociale, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehet se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi. Çitaku shprehet se në Kosovë e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë që të dëbohesh dhunshëm nga shtëpia.
“Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpia. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithçka që njeh dhe don.
Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani”, shprehet ajo.
Më herët dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj, ka bërë gjithashtu thirrje të qeverisë së Kosovës që të pranojë afganët dhe të qëndrojnë krah SHBA-së. Ndërkohë nga qeveria ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë çështja. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka patur bisedime me SHBA dhe se në Shqipëri do të strehohen afganë.
Diskutime rreth kësaj post