Shqiptari Ferit Keta është shpallur kampion bote në kikboks. Në kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë u zhvillua dueli ku sportisti shqiptar përballë kishte holandezin Guillermo Blokland. Ferit Keta zhvilloi një përballje të mirë, duke e mbyllur sfidën që në raundin e 3 me 5 raunde që kishte sfida.
Keta e dominoi kundërshtarin, madje në dy raundet e para ia doli të të hidhte në tapet kundërshtarin, por holandezi rezistoi sa mundi, deri sa në të tretën u detyrua të dorëzohej pas goditjes fatale të Ketës.
Të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit dhe sportit Evis Kushi , si dhe ish-presidenti Alfred Moisiu. Ka qenë vetë Kushi ajo që i ka vendosur rripin e fitores kampionit të botës në kik-baks Ferit Keta.
Diskutime rreth kësaj post