Kryeministri Edi Rama bëri sot publik vendimin se Shqipëria ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuarit përkohësisht në vendin tonë afganët, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Mirëpo kas kësaj deklarate të shumtë kanë qenë komentet në rrjetet sociale, disave prej të cilave kryeministri Rama iu është përgjigjur vet personalisht.
“Eshte e veshtire te jesh i drejte kur autoritetet bejne gabim ne menyren si i bejne gjerat ! Megjithese gumezhinte gjithandej nje lajm i tille , u desh shkrimi i nje gazete perendimore te behej i besueshem per te gjithe ky lajm. Berja “TINEZ” e gjerave le shteg per interpretime. Futen ne loje interesa .Ky mendoj une eshte shqetesimi yne si popull…!!??”, i shkruan një qytetar.
“S’ka asgje tinez ketu, lexo postimin se eshte shume e qarte edhe arsyeja edhe kronologjia dhe jane gjithe ato qeveri po punojne ne kete drejtim, po asgje nuk eshte e perfunduar per t’u bere njoftim konkret publik.”, i përgjigjet Rama.
Diskutime rreth kësaj post