Ish-ministri i Drejtësisë, ylli Manjani ka reaguar ‘flakë për flakë; pasi kryeministri Rama bëri publik vendimin se Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA-së për strehimin e përkohshëm të afganëve, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Manjani shkruan se këtë reagim të Ramës e kishte paralajmëruar që dje, pasi kjo është politikë dhe jo humanizëm.
Reagimi i Manjanit:
“Siç e parashikuam!
Gjasme humanizmi është thjesht kolla për të fshehur pordhët politike. Po të ishte për humanizëm nuk kishte pse të negocionte Amerika. Shtetet i bëjnë gjestet humanitare duke mirpritur njerëz në rrezik e nuk bëjnë zë. Dhe ska pse ta zbulojë një angjensi lajmesh se ka bisedime, sepse qeveria humaniste e bën hapur vendimmarrjen e saj!
Për humanizmin nuk kërkohet bisedime!
Por është për politikë. Sepse në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane je Boss!!! E parashikuam dje edhe llumhanen që do lëshojë bosi që kapet në flagrancë…
Meqë ra fjala, sot pranon publikisht se paska strehuar edhe 2000 Iranianët… ngaqë është human, prandaj! #llumjevetë”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post