Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë. Teksa ka publikuar një video me disa nga bukuritë e vendit tonë, Rama informon se kushdo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë nga deti, tani mund ta bëjë me një procedurë fare të thjeshtë online.
Rama ka sqaruar se përmes këtij website, çdo njeri pa vonesa dhe burokraci mund të shijojë Shqipërinë duke pasur akses në çdo port të vendit tonë. Me vetëm një “click” në www.nauticalbania.com mund të lundroni edhe ju drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesarit të fshehur të Mesdheut.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
Dhe me lajmin për ata që Shqipërinë duan ta shijojnë nga deti, e të ankorohen në bregun tonë, tani kanë vetëm një procedurë të thjeshtë online dhe pa vonesa burokratike, thjesht duke vizituar faqen e internetit www.nauticalbania.com, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post