Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një qytetari mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, i cili i kërkonte që të ruante Kosovën nga ‘thundra’ kërcënuese e Serbisë.
Pas këtij komenti e menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama, i cili shkruan se Kosova e ka fituar betejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes, duke hedhur në këtë formë ‘kunja’ edhe për kryeministrin Albin Kurtin.
Rama shkruan ndër të tjera se kjo frikë që ka Kosova po e izolon prej vitesh dhe po e bën që të humbasë respektin ndërkombëtar që gëzonte kohë më parë.
Replikat:
Komentuesi: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kërcënuese të Serbisë. Ajo është detyra jote.
Rama: Kosova e ka fituar luften me Serbine fale aleateve tane te medhenj, tash duhet te ruhet nga thundra e frikes prej ballafaqimit me sfidat e paqes, qe prej disa vitesh po e izolon e po e ben te humbase shume prej respektit nderkombetar qe gezonte vite me pare!
Diskutime rreth kësaj post