Teksa në Gjermani ka nisur fushata për zgjedhjet e shtatorit, ministri i Financave, Olaf Scholz prezantoi zyrtarisht platformën e tij për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
Në një sondazh javor të botuar një ditë më parë, Social-Demokratët fituan tri pikë për t’u barazuar në 19 pikë përqindje me të Gjelbrit e opozitës.
Scholz tha se, si kancelar ai do të kishte përparësi për të trajtuar pabarazinë sociale në Gjermani.
Fushata e Armin Laschet nga Kristian-Demokratë po vijon po ashtu luftën politike, ndonëse sondazhet tregojnë për një rënie.
Sondazhi nga ‘Forschungsgruppe Wahlen’, tregoi se mbështetja për CDU binte në 26%, dy pikë më pak se sondazhi i mëparshëm dhe katër nga një muaj më parë.
Gjermania shkon në zgjedhje më 26 shtator, kur Angela Merkel jep dorëheqjen si kancelare pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitore të drejtpërdrejta në zgjedhjet kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post