Një shqiptar nuk e ka pritur shumë mirë refuzimin nga shpërndarësi i kafes, i cili nuk pranoi që t’ja dërgonte kafen në shtëpi.
Sipas mediave greke shqiptari i kishte ofruar punonjësit që t’i hidhte çelësat nga ballkonit dhe t’i dërgonte kafen deri tek dera e banesës. Por ai nuk pranoi dhe mes tyre nisi një debat i ashpër në distancë.
Shpërndarësi u largua dhe u kthye në dyqanin ku punonte, por pas e ndiqte shqiptari, i cili e qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht nuk arriti që ta lëndonte. Dëme pati vetëm tek një makinë e parkuar, para dyqanit të kafes. Pas ngjarjes, shqiptari u largua menjëherë por pas tij për ta arrestuar është vendosur Policia.
Diskutime rreth kësaj post