Deputeti i zgjedhur i PD-së Kreshnik Çollaku, analizoi projektin e “Open Balkan”. Çollaku thekson se Shqipëria duhet të tërhiqet nga projekti, duke shtuar se vendi ynë nuk duhet që të bëhët pjesë e asnjë projekti ku bën pjesë Serbia, pa njohur Beogradi Kosovën.
Deklarata e Çollakut:
“Koncepti i Ramës është njësoj si politikat shoviniste serbe. Bosnja, Mali i Zi dhe të tjerët pse nuk bashkohen, sepse e dinë se ky projekt është për homogjeni të Serbisë dhe shqiptarët e Kosovës, malazezët, boshnjakët janë djegur nga serbo-hemogjonia. Në ish-Jugosllavi kishte treg të madh, por u prish si projekt, nuk jetonin keq ekonomikisht, sepse popujt refuzonin rolin hegjomon të Serbisë. Rolin homogjen të Serbisë e refuzon Kurti, e refuzon Vjosa Osmani, sepse e dinë lojën serbe.
Derisa Serbia nuk ka njohur Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal. Serbia duhet të pranojë diversitetin, gjë që nuk e bën. Institimi i Ramës për projektin nxjerr keq Kosovën. Kosova është viktima, sepse Serbia ka ambicie territoriale ndaj shtetit të Kosovës dhe të Bosnjës. Shqipëria duhet të tërhiqet nga Open Balkan, pa njohur Serbia Kosovën. Nëse nuk mbron Tirana – Prishtinën, kush do ta mbrojë? Politika dhe ekonomia nuk mund të ndahen, e hanë këtë mashtrim të Serbisë të Shqipërisë, por jo kroatët, boshnjakët, malazezët”, u shpreh Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post