Varëse dhe unaza, kryeministri publikon pamjet nga Përmeti: Rama: Vijojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar
Vathë, unaza dhe varëse të zbukuruara të Mesjetës së Hershme, prej shekullit VIII-IX deri në XI janë zbuluar në një varrezë në Përmet.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tyre duke treguar se vijojnë akoma gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare. Ky zbulim i veçantë shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.
Postimi i Ramës:
“Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post