Ish-presidenti Bujar Nishani ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama për iniciativën ‘Ballkani i hapur’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Serbia jo vetëm që nuk e mbajti fjalën për ‘marrëveshjen’ me Ramën për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës të diplomuar në Shqipëri, por nuk njeh as diplomat e universiteteve të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Që nga vizita teatrale e pa asnjë produkt e Edi Ramës në Beograd, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë përjetuar një përkeqësim të vijueshëm të jetës së tyre, që nga aspekti ekonomik e deri tek praktika fondamentaliste e çregjistrimit të tyre pa dëshirë nga regjistrat e gjendjes civile !
Megjithëse kjo e fundit një politikë e pastër e spastrimit etnik, Qeveria e Tiranës as ka folur, as e ka dënuar e as ka arritur ndonjë rezultat në ndalimin e këtij spastrimi të ri ndaj shqiptarëve.
Por sot dua të risjell në vëmendjen e opinionit publik shqiptar deklaratën e Edi Ramës në Beograd se “është arritur marrëveshja me Serbinë për njohjen e diplomave shqiptare për studentët nga Lugina e Preshevës, të diplomuar në Shqipëri” !
Megjithëse kjo “marrëveshje” nuk u bë kurrë publike, ende sot Shteti Serb as nuk i njeh e as nuk i pranon diplomat e studentëve të Luginës së Preshevës, nga universitetet shtetërore në Shqipëri !
Po ashtu, Shteti Serb nuk i njeh as diplomat e universiteteve të Kosovës për këta diplomantë !
Imagjinoni tani hipokrizinë e madhe, teatrin absurd, talljen me shqiptarët e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur” !!!!!!”-shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post