Meteorologia Lajda Porja parashikon se edhe 15-ditëshi i dytë i gushtit do të mbyllet me temperatura të larta. Padyshim që ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar që të pushojnë në këtë periudhë.
Sinoptikania Lajda Porja pohoi se temperaturat në fundjavë do të shkojnë në vlerat 38-39 gradë celsius. Po ashtu mësohet se duke nisur nga e marta deri më 21 gusht, temperaturat do të pësojnë pak ulje.
Deklarata e Porjas:
“Ashtu siç ishte parashikuar, edhe gushti të përfundonte me temperatura të larta. Dhe kjo javë do të përfundojë me temperatura të larta 37-39. Disa zona do të shënojë 40 gradë. Në këtë kohë u shënua dhe rekordi 43 gradë në Elbasan. Ndonjë zonë e izoluar do të ketë rrebeshe shiu të përkohshme. Fundjava do të jetë 38-39 gradë. Rënie të letë do të kemi javën tjetër. Nga java që vjen, të martën deri në 21 presim një freskim të përkohshëm të motit. Por 10 ditëshi i fundit i gushtit të mbetet me temperatura të lartë. Nuk përjashtohet ndonjë stuhi shiu, ndërkohë që era nuk do të shfaqë probleme. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë një fuqizim më të madh, por jo problematike.”, tha Porja.
Diskutime rreth kësaj post