Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas lajmeve që po qarkullojnë në media se SHBA po zhvillon bisedime sekrete më Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve pasi iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Sipas Manjanit, vendi ynë do ta pranojë këtë kërkesë jo për humanizëm, por për politikë.
Postimi i plotë:
“Amerika që ka shpenzuar 2.261 trilion dollarë për luftë kundër talebanëve dhe ku humbi rreth 180 000 njerëz atje, nuk paska sot një vendstrehim të përkohshëm në një shtet kufitar me Afganistanin për të strehuar bashkëpunëtorët e saj?!
E meqë nuk ka atje, REUTER thotë se Amerika po kërkon vend në Shqipëri. Nuk paska Amerika një shtet aleat më të kamur që ta ndihmonte më mirë në këtë përpjekje, por Shqipëria e Kosova i paskan mbetur?!
Shumë çudi!
Jam i bindur që qeveria jonë do ta pranojë strehimin e përkohshëm të tyre jo për humanizëm, por për politikë. Dmth për këto deklarimet qesim që këput zonia Kim e ndonjëherë edhe zoti Palmer. Është komode të sundosh në vendin tënd me deklarata nga të huajt… Aq më tepër në një shoqëri që vijon të jetojë me lajmet e faqes 4 të Zërit të Popullit…!!!
Të paktën t’ia kishin dhënë shansin shqiptarëve që të shprehnin humanizmin edhe në këtë rast! Shqiptarët pranojnë të hapin dyert e shtetit të tyre pa asnjë paragjykim, por qeveria i keqpërfaqëson. I prezanton ata shumë cheap!!!
Nejse, prap një gjë nuk e kuptoj: tek i vënë në avionë për t’i nxjerrë nga Afganistani, përse nuk i çojnë direkt në Amerikë?! Atje i kanë shumë kollaj ti pajisin me dokumentacion dhe me shumë më pak shpenzime… I trajtojnë edhe me dinjitet. Apo eficensë Amerikane…”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post