Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale 88-vjetorin e vd.ekjes së patriotit të madh Hasan Prishtina.
Meta citon Hasan Prishtinën teksa duke e risjell në kohë mesazhin e tij, deklaron se sot kur Shqipëria vu.an pla.gën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën.
Postimi i Metës:
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.
I vr.arë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë.
Sot kur Shqipëria vu.an pla.gën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe.”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post