Partia Demokratike, përmes një deklarate të deputetes së zgjedhur, Albana Vokshi, ka ngritur alarmin për situatën e shkaktuar në vendin tonë si pasojë e COVID-19.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Vokshi theksoi se Shqipëria renditet me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë, duke shtuar se bëhet fjalë për 10 mijë vdekje më shumë. Sipas saj, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe nga shpenzimet e majme për klientët e tij.
Reagimi i Vokshit:
“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.
Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.
Prandaj, Shqipëria u rendit:
– e fundit në Europë për numrin e testimeve,
– e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë,
– e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe
– e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.
Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie.
Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre.
Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj.”-shkruan Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post