Që pas triumfit me Argjentinën në Copa America, Messi nuk është stërvitur dhe tashmë duhet të kapë ritmin. Pas prezantimit madhështor dhe nisjes së stërvitjes, të gjithë pyesin se kur do të debutojë Lionel Messi.
Në dy ditët e parë të tij vihet re angazhin dhe të gjithë duken të kënaqur. Kjo edhe për faktin se Messi nuk abuzon kurrë. Mediat franceze aluduan se ylli i botës mund të debutojë javës tjetër në përballjen me Brest në transfertë.
Por ai që frenon të gjithë është trajneri Mauricio Pochettino, që pohon se fillimisht Messi duhet të punojë dhe ndoshta do të duhet edhe 1 muaj. Gjithsesi, tekniku thotë se gjendja dhe forma e Messit do të shihet ditë pas dite.
Prioriteti është fillimisht që të jetë mirë, të ndihet në formë dhe kur të jetë i gatshëm për lojë të debutojë. Gjithsesi, ka një datë që mendohet: Është 29 gushti kundër Reims në transfertë. Me siguri jo titullar, por një 15 minutësh me siguri do të jenë për të.
Messi të shtunën do të prezantohet në Parc des Princes para mijëra tifozëve, kur PSG të luajë në shtëpi përballë Strasbourg. Më pas ai do të ngjitet në tribunë për të ndjekur ndeshjen.
Diskutime rreth kësaj post